Juventus të interesuar për Enrique?

16:41 | 8 Nëntor 2022
KRG

Selektori i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, mund të rikthehet sërish si trajner i ndonjë skuadre.

Sipas “El Chiringuito” spanjolli mund të marrë drejtimin e skuadrës së Serie A.

Bëhet fjalë për skuadrën e Juventusit të cilët janë në kërkim të një trajneri, shkruan arbresh.info.

“Zonja e Vjetër” thuhet se është e gatshme për t’i ofruar pagë vjetore prej 10 milionë eurosh ish-trajnerit të Romës e Barcelonës.

Aktualisht, Enrique është përzgjedhës i Kombëtares së Spanjës. Kontrata e tij me spanjollët skadon më 31 dhjetor të këtij viti.

Andaj, botërori “Qatar 2022”  mund të jetë i fundit për selektorin spanjoll. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale