Pas një nate tjetër magjike të jetës së tij, Lionel Messi tashmë është kthyer tek skuadra e tij Inter Miami në Florida.
Kampioni i botës me Argjentinën, i cili dje fitoi Topin e Artë 2023 në Paris, udhëtoi menjëherë drejt Shteteve të Bashkuara për të rifilluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm, me skuadrën e tij, shkruan Arbresh.info.
Fituesi i Topit të Artë, u befasua nga ekipi dhe bashkëlojtarët e tij, pas arritjes së suksesit historik.
Ocho para nuestro ? ? pic.twitter.com/aHv2sIxgdN
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) October 31, 2023
Inter Miami, pa dyshim, e ka festuar suksesin e numrit 10, i cili u prit ngrohtësisht nga shokët e tij, stafi teknik dhe drejtuesit.
Për të nderuar Messin, u krijua korridori i famshëm i futbollistëve dhe u bënë foto të shumta me një karton në formën e numrit 8.
Messi gëzoi bashkëlojtarët me autografe, ndërsa pati edhe shumë buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe përqafime për futbollistin më të mirë në botë.
Kujtojmë se Messi e fitoi Topin e tetë të Artë, në karrierën e tij./Arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...