Marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi për demarkimin e vijës kufitar po vazhdon të jetë problem për izolimin e Kosovës drejt Shengenit.
Mirëpo, kësaj çështjeje po i vije fundi sipas zëvendëskryeministri të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili në një intervistë për lajmi.net, tha se demarkacioni do të ketë zgjidhje të lehtë dhe liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt.
“Çështja e demarkacionit do të zgjidhet lehtë, pres që të shumë shpejt jo vetëm demarkacioni, por edhe çështje të tjera nacionale duhet t’i jepet zgjidhje”, ka thënë Limaj.
Ndonës, shefi i tij, deklaroi se vizat do të liberalizohen gjatë muajit mars, e ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, tha se një gjë e tillë do të ndodh gjatë muajit qershor, Limaj jep përgjigje më të matur.
“Ne do t’i kryejm punët tona që na takojë për t’i kryer, por unë nuk kam datë dhe nuk jam ai që vendosi kur liberalizohen vizat, i takon dikujt tjetër, Bashkimit Evropian, për të përcaktuar”, thotë Limaj. /Flutura Toplan /Lajmi.net/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave