Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës

16:50 | 23 Mars 2026
D.H

Bashkimi ka njoftuar se dyshja amerikane Kyan Anderson dhe Kenny Wooten nuk do të jetë gati për ndeshjen e sotme ndaj Sigal Prishtinës e cila zhvillohet në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.

Sipas klubit ata kanë pësuar dëmtim dhe nuk do të jetnë pjesë e rosterit për sonte, shkruan Arbresh.info.

Derisa rikthimi i tyre pritet të ndodh shumë shpejtë, por nuk ka një datë të saktë.

“Kyan Anderson dhe Kenny Wooten nuk do të jenë pjesë e rosterit për ndeshjen e sontme kundër Prishtinës për shkak të lëndimeve. Të dy pritet të rikthehen shumë shpejt dhe të jenë të gatshëm për ekipin”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Bashkimit luhet sonte nga ora 19:30 në “Pallatinë e Rinisë dhe të Sporteve” në kryeqytet.

Për Prishtinën fitorja është jetike pasi kërkojnë play-offin, ndërsa për Bashkimin kjo ndeshje ka rëndësinë e vetë pasi me një fitore mund ta sigurojë matematikisht pozitën e dytë.

Pas 24 ndeshjeve të luajtura Prishtina është e shtata për momentin me 33 pikë, kurse Bashkimi 40 sosh në pozitën e dytë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale