Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriç ia ka lënë afro 10 mijë euro bakshish një kameriereje në Munih të Gjermanisë.
24-vjeçari së fundmi vulosi ngritjen në Premier League me klubin anglez Burnley, shkruan thesun.co.uk.
Tashmë në një humor festiv në fillim të këtij muaji, kosovari doli në Munih me miqtë.
Ndërsa ishte jashtë, ai i trajtoi me bujari miqtë, stafin dhe kolegët e tij.
Mirëpo ditën ia ndreqi një kameriereje të cilës i la një bakshish prej 8,800 funtesh.
Kamarierja Chantal ka treguar për Bild përvojën që ka pasur me Muriçin.
“Unë ftova të gjithë stafin [dhe] ndava fitimet e mia me kolegët e mi.
“Këngëtarëve, DJ-ve, stafit të shërbimit, madje edhe kujdestares së tualetit, u dhashë diçka”.
Rreth asaj se si ishte futbollisti, ajo shtoi: “Një mysafir shumë i këndshëm, shumë mikpritës.
Ai krijoi një atmosferë të mirë”./klankosova
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...