Arsenali shfaqi një tjetër paraqitje të dobët në ndeshjen si mysafirë kundër Crystal Palaces duke goditur shpresat e tyre për të përfunduar në top katërshe.
“Topçinjtë” u mposhtën me rezultat 3 me 0 në takimin e zhvilluar në ‘Selhurst Park’ pas golave nga Townsend (17′), Cabaye (63′) dhe Milivojevic (68′), shkruan portali arbresh.info. Edhe në rastet kur Arsenali kishte topin në dispozicion, ata dështuan për të ofruar pasime tek Danny Welbeck dhe Alexis Sanchez në mënyrë që të përmbushin kërkesat e tyre.
Granit Xhaka ishte njëri nga lojtarët që u kritikua ashpër pas ndeshjes për shkak të natyrës së performancës së tij dhe një video e publikuar në rrjete sociale tregon gjithçka rreth paraqitjes së tij.
Pavarësisht se kishte kohë për të menduar më mirë rreth pasimit, Xhaka humb topin në përpjekje për ta kthyer lojën nga krahu i djathtë duke pasuar direkt tek Jason Puncheoni.
Një gabim i tillë ka prekur edhe tifozët duke marrë parasysh vlerën prej 30 milionë që “Topçinjtë” paguan gjatë verës për të siguruar transferimin e tij./arbresh.info
https://twitter.com/DanRosato96/status/851521244138790912
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...