Pep Guardiola është trajneri i cili ka ndërruar lojën e bukur të futbollit.
Trajneri spanjoll është i hatashëm në ‘zehen’ e tij teksa këtë të diel arriti të fitoj titullin e katërt me radhë në Premier League dhe të 10-tin në histori për Manchester Cityn.
“Qytetarët” kanë fituar gjashtë nga shtatë titujt e fundit të Premier Leagues.
Pas këtij trofeu strategu spanjoll arriti shifrën e 12 kampionateve të fituara, padyshim një record i hatashëm duke ditur se për Guardiolën është sezoni i 15-të si trajner.
Në 12 kampionatet e fituara, Pep ka gjashtë Premier League me City, tri La Liga me Barcelonën dhe tri Bundesliga me Bayern Munich.
Kjo ecuri nisi në sezonin në të cilin ai bëri debutimin e tij në krye të skuadrës së Barcelonës.
Pas fitimit të divizionit të dytë me Barcelonën B (2007/08), Guardiola e përsëriti këtë sukses në 2008/09, kur u promovua në ekipin e parë të Barçës./Arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...