Trajneri aktual i Barcelonës, Xavi Henrandez, ka mohuar thashethemet për pensionimin e sulmuesit, Serigo Aguero, i cili pa pasur probleme me rrahjet e zemrës.
Aguero, i cili ka qenë jashtë fushave që nga pjesës së parë të ndeshjes mes Barcelonës dhe Alaves, ku kjo ndeshje ka përfunduar barazimin, 1-1.
Argjentinasi gjatë pjesës së parë të ndeshjes kishte probleme me frymëmarrjen dhe shtrëngim gjoksi.
Pas dërgimit në spital, është konfirmuar lajmi se ai do të jetë jashtë fushave afërsisht tre muaj.
Ndërsa gjatë kësaj jave është përfolur se ai tashmë do të pensionohet nga futbolli përshkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, gjatë konferencës pas ndeshjes së djeshme ku katalunasit shënuar fitore ndaj Espanyol me rezultat 1-0, është pyetur për gjendjen e Agueros.
Xavi ka mohuar thashethemet se 33-vjeçari është pensionuar, duke thënë se nuk ai nuk di asgjë nëse Aguero do të jetë në gjendje të kthehet në fushë.
“Unë nuk di asgjë, kam folur me të një ditë dhe ajo që ka dalë nuk është e vërtetë”, u ka thënë fillimisht Xavi gazetarëve spanjoll.
“Nuk e kemi këtë informacion, nuk e di nga vjen”- ka shtuar trajneri i Barcelonës. / arbresh.info/
? Xavi on @aguerosergiokun: pic.twitter.com/01VIBhEACN
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 20, 2021
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...