Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me xhiron e 34-të.
Tashmë skuadrat gjenden në tri xhirot e fundit të kampionatit, andaj është e caktuar që të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtën ditë dhe kohë.
Ballkani e cila tashmë është shpallur kampioni i ri i Kosovës, do të zhvilloje ndeshje si mysafir ndaj Feronikelit.
Ndërsa Llapi do të ndeshet me Gjilanin në stadiumin “Zahir Pajazit”, kjo ndeshje pritet të jetë e zjarrtë, pasiqë vendasit do të luftojnë për pozitën e dytë në tabelë.
Drita e cila aktualisht gjendet në pozitën e tretë të tabelës do të ballafaqohet kundër Dukagjinit e cila është duke luftuar për mbijetesë, transmeton arbresh.info.
Kurse Ulpiana do të jetë nikoqire ndaj Prishtinës të cilët do të kërkojnë tri pikët e qetësisë nga përballja me rivalin rajonal.
Në stadiumin “Liman Gega” pritet të zhvillohet një ndeshje interesante ndaj Malishevës dhe Drenicës, ku dy skuadrat do të luftojnë për t’i ikur pozitës së tetë e cila i lë në barazh.
Të gjitha ndeshjes e sotme që do të zhvillohen në kuadër të Superligës së Kosovës, do të startojnë me fillim nga ora 15:00. /arbresh.info/
Më poshtë gjeni tabelën aktuale të Superligës së Kosovës:

Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...