Sot ka vazhduar Liga më prestigjioze angleze me katër ndeshje të cila kanë filluar nga ora 16:00.
Ndërsa tre ndeshje janë shtyrë përshkak të infektimeve të shumta të lojtarëve dhe të stafit teknik me Covid-19.
Bëhet fjalë për ndeshjet Liverpool-Leeds United, Wolves-Watford, dhe Burnley-Everton.
Ndërsa katër ndeshjet e tjera tashmë janë duke u zhvilluar dhe ka përfunduar pjesët e para.
Manchester City është duke shënuar fitore bindëse ndaj Leicester City me rezultat 4-0.
Lexo edhe:
Man City shumë e etur për fitore, katër gola të shpejtë ndaj Leicester / VIDEO
Norwich City është nikoqir i Arsenalit, por është duke pësuar humbje me rezultat 0-2.
Ndërsa Tottenhami është duke shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Crystal Palace.
Southampton, ka përfunduar pjesën e parë më një epërsi minimale ndaj West Ham United me rezultat 0-1.
Sot, do të zhvillohet edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të Premier League, ku Aston Villa do të jetë nikoqir i Chelseat në ora 18:30, dhe Brentford do te jetë mysafir i Brighton në ora 21:00. /arbresh.info/
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...