Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar dy gola për t’ia siguruar një pikë Mallorcas.
Mallorca barazoi me Valladolid me rezultat 3:3 në kuadër të La Ligas.
Valladolid e nisi më mirë ndeshjen duke e marr epërsinë në minutën e 33-të.
Por, ishte Muriqi ai që pak pas fillimit të pjesës së dytë barazoi rezultatin.
?☠️ GOL. ??????. GOL. ❤️?#RealValladolidRCDMallorca 1-1 pic.twitter.com/79LM808IGk
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) April 9, 2023
Manu Morlanes ia dha epërsinë për herë të parë në ndeshje mysafirëve 58-të.
Vendasit u rikthyen përsëri me anë të golit të Selim Amallah, për 2:2, derisa Valladolid përsëri mori epërsinë me golin e Monchus.
Kur dukej se vendasit do të merrnin fitoren dhe tre pikë, “Pirati” u tregua edhe një herë heroi i Mallorcas.
Muriqi nga pika e bardh barazoi rezultatin, duke ia siguruar një pikë skuadrës së tij.
Mallorca gjendet në vendin e 12-të me 34 pikë, Valladolis gjenden në vendin e 15-të.
Vedat Muriqi with another one today ???@RCD_Mallorca pic.twitter.com/7v3qC1xdZq
— Dardanianfan (@Dardanianfan1) April 9, 2023
Reprezentuesi i Kosovës po kalon një stinor fantastik në Spanjë, ku ka arritur të shënojë 13 gola në të gjitha kompeticionet./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...