Barcelona e ka nisur mbarë sezonin e ri 2024/25 nën drejtimin e trajnerit të ri gjerman, Hansi Flick.
Në 10 ndeshjet e para të stinorit, ata kanë shënuar tetë fitore teksa kanë pësuar edhe dy humbje, shkruan Arbresh.info.
Disfata e parë erdhi nga Monaco në Ligën e Kampionëve kurse këtë fundjavë që lamë pas u mposhtën nga Osasuna në La Liga.
Krahas këtyre dy humbjeve, puna e madhe e Flick po lavdërohet edhe nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.
Ai tha se të gjithë e duan gjermanin, teksa dha një koment të shkurtër edhe për Real Madridin.
“Flick e studionte prej kohësh Barcelonën, është ende duke u përshtatur. Të gjithë e duan, të vazhdojmë kështu, hap pas hapi. Real Madrid? Nuk më interesojnë, shikojmë rezultatet tona”, tha Joan Laporta.
Barça sfidën e radhës e luan ndaj Alavesit të dielën me fillim nga ora 16:15.
Kujtojmë se të drejtuarit e Hansi Flick kryesojnë në tabelën e La Ligas me 21 pikë, tri më shumë se ndjekësi i parë Real Madrid./Arbesh.info
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...