Kombëtarja e Kosovës në hendboll këtë javë do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Euro 2024.
Të enjten prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është ndeshja Kosova – Mali i Zi, ndërsa të dielën prej orës 18:00 është takimi Sllovenia – Kosova që luhet në Velenje.
Trajneri i kombëtares, Bujar Qerimi e ka konfirmuar se “Dardanët” do të kenë mungesa për këto ndeshje.
“Kemi disa mungesa të rëndësishme, ndërsa disa prej lojtarëve janë të lodhur për shkak të ndeshjeve të shumta e të shpeshta në nivel klubesh. Por përkushtimi është maksimal për të konfirmuar nivelin që e kemi arritur. Ndeshja me Malin e Zi nuk do të jetë e lehtë për ne, por nuk do të jetë e lehtë as për Malin e Zi”, ka thënë ai.
Të dielën mbrëma ishte stërvitja e parë e Kombëtares, ndërsa stërvitja tjetër u zhvillua të hënën paradite./Arbresh.info/
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur