Kombëtarja e Kosovës U17 në volejboll ka pësuar humbje në Kampionatin Evropian U17.
“Dardanet” u mposhtën nga Ukraina në ndeshjen e vlefshme për Grupin E, të raundit të dytë kualifikues.
Kosova u mposht me rezultat 0-3 (22-25, 20-25, 12-25), në përballjen e dytë të tyre në këto kualifikuese.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Donald Suxho tregoi performancë solide në setin e parë, duke pësuar me vetëm tre pikë diferencë.
Megjithatë, mysafiret u treguan më të vëmendshme në dy setet pasues, për t’i fituar pikët e plota nga kjo përballje.
Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Belgjikës, ndërsa Ukraina luan kundër Estonisë./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...