Liverpooli vazhdon ta kryesojë garën për ta fituar titullin e Premierligës për këtë sezon dhe kjo gjë e ka shtuar besimin në Anfield se ata kanë gjasa të mira për t’u shpallur kampionë në maj.
Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, beson se bashkëlojtarët e tij besojnë se do ta fitojnë titullin, mirëpo ata nuk janë arrogantë pasi që e dinë se ende ka shumë kohë deri në fund të sezonit.
Liverpooli ka plot 29 vjet që nuk e ka fituar titullin e kampionit të Anglisë, mirëpo Jurgen Kloppi mund të jetë trajneri që i jep fund kësaj pritjeje nëse arrin ta mbajë kreun e ligës deri në maj, kur përfundon sezoni.
Skuadra e Jurgen Kloppit, që e ka humbur vetëm një ndeshje këtë sezon, tani e mban një epërsi prej katër pikësh nga klubi në vend të dytë, Manchester City, që është edhe kampion në fuqi i Premierligës.
“Tani kemi më shumë përvojë. Natyrisht, kemi besim se do ta fitojmë titullin, por jo tepër shumë sepse e dimë se çfarë mund të ndodhë. Ne jemi futbollistë profesionistë dhe do të përqendrohemi në secilën ndeshje që kemi përpara”, ka thënë Mane.
“Sezoni është i gjatë dhe ne kemi edhe shumë ndeshje të tjera. T’i bëjmë presion vetes nuk na ndihmon aspak. Pse të mos tentojmë thjesht të fitojmë ndeshje deri sa të përfundojë sezoni?”
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...