​Yjet e ndeshjeve të fundit të Ligës së Kampionëve

09:48 | 22 Shkurt 2019
A Z

Ndeshjet e para të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kanë përfunduar. Deri sa të vijnë ndeshjet kthyese, këto dy javët e fundit e kanë ndryshuar reputacionin e shumë lojtarëve, trajnerëve e klubeve.
E përditshmja spanjolle, Marca, e ka bërë një listë me ata që bënë paraqitje të mirë në këtë fazë të garës dhe me ata që duhet të përmirësohen ende.

Formacioni me lojtarët më të mirë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve:

Atletico Madridi i Diego Simeones

Pas një kohe pasigurie në garat e Spanjës, Atletico Madridi u kthye në formën më të mirë, duke e fituar me meritë ndeshjen kundër Juventusit, me rezultat 2:0, në “Wanda Metropolitano”. Zgjedhja e formacionet të parë dhe zëvendësimet e Simeones gjatë ndeshjes ishin vendimtare për këtë fitore.

Vinicius Jr.

18-vjeçari erdhi në skenën evropiani gjatë ndeshjet së Real Madridit në “Johan Cruyff Arena”, kundër Ajaxit. Driblimi i Viniciusi ndihmoi në golin e shënuar nga Karim Benzema dhe ai e vazhdoi edhe pjesën tjetër të ndeshjes në formë mjaft të mirë.

Iker Casillas

Portieri veteran luajti për të 19-n herë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen e Portos kundër Romës. Spanjolli e mbajti skuadrën e tij në garë, duke e bërë një numër të madh të pritjeve.

Kylian Mbappe

Paris Saint-Germaini u var nga francezi, për shkak të mungesës së Neymarit dhe Edinson Cavanit në ndeshjen kundër Manchester Unitedit. 20-vjeçari e shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe të 14-in në këtë garë, duke e arritur këtë shifër më shpejt se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Nicolo Zaniolo

Ai që e ndryshoi lojën e Romës ishte 19-vjeçari Nicolo Zaniolo, në ndeshjen kundër Portos. Mesfushori italian i shënoi dy golat e parë të karrierës së tij në Ligën e Kampionëve, në pjesën e dytë të ndeshjes.

Mauricio Pochettino dhe Tottenhami

Tottenhami është me një këmbë në çerekfinale, për shkak se e mposhti Dortmundin me rezultat 3:0. Edhe pa Harry Kane dhe Dele Allin, skuadra e Pochettinos e gjeti rrjetën përmes Heung-min Son, Jan Vertonghenin dhe Fernando Llorenten.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale