Jose Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit në fund të vitit të kaluar. Ky lajm u bë njëra ndër temat më të diskutuara në atë kohë në botën e futbollit dhe as Unai Emery s’ka mundur të rezistojë për ta dhënë mendimin e tij.
Trajneri i Arsenalit ka bërë të ditur se ai nuk ishte habitur nga ky vendim i drejtuesve të Manchester Unitedit për shkak të rezultateve të dobëta që kishte marrë portugezi, transmeton Gazeta Express.
Në pozitën e trajnerit në Old Trafford tani është emëruar ish-sulmuesi legjendar i klubit, Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka arritur të bëjë punë mjaft mbresëlënëse me klubin e tij të ri. Norvegjezi i ka fituar shtatë ndeshjet e zhvilluara deri më tani.
Solskjaer dhe Emery do të përballen sonte në stadiumin Emirates, ku Arsenali do ta presë Manchester Unitedin për ndeshjen e vlefshme për FA Cup.
Para se të emërohej Solskjaer, Arsenali ishte 11 pikë para Manchester Unitedit në tabelën e Premierligës, mirëpo tani situata ka ndryshuar. Dy klubet kanë baras pikë dhe përkundër që kjo ndeshje nuk zhvillohet në kuadër të Premierligës, Emery ka bërë të ditur se forma e ekipit do të luajë rol të madh edhe për këtë ndeshje.
“Nuk u habita sepse mendoj se ata mund të përfitojmë nga normaliteti. Ky është një ekip me lojtarët të mëdhenj, që duan ta fitojnë Premierligës. Kjo është normale. Ata mund të jenë në pozitë për fituar ligën, mirëpo e vërteta është se kanë humbur shumë pikë këtë sezon”, ka thënë Emery.
“Por tani, ata janë shumë të rrezikshëm dhe janë në formë të mirë. Tani, ekipi është plotësisht ndryshe. Nuk e di pse. Por, ky ekip është ndryshe dhe lojtarët janë duke luajtur me më shumë vetëbesim”.
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...
Të paktën 24 të vrarë pas sulmit ukrainas në rajonin e pusht...
Fier: 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrim...
Vesa uron Mirlindin për ditëlindje: Shumë krenare për burrin...
Presidentja: Datën e zgjedhjeve nuk e vendosa unë, KQZ-ja nu...
Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Ko...