Albian Ajeti ka realizuar gol në fitoren e thellë të Baselit ndaj Grasshoppers
FC Basel e ka shkatërruar në udhëtim skuadrën e Grasshoppers, duke e mposhtur me rezultate të thellë, 4-0, sfidë e vlefshme për xhiron e 19 në Superligën e Zvicrës.
Golin në këtë ndeshje e ka gjetur edhe sulmuesi i talentuar shqiptar, Albian Ajeti.
Ai shënoi golin e katërt në minutën e 76’, teksa tre golat tjerë i realizoi, Ricky Van Wolfswinkel, në minutat 19’, 36’ dhe 73’.
“Sërish në aksion me gol”, ka shkruar Albiani në llogarinë zyrtare në Facebook.
Për Grasshoppersin nga minuta e parë luajti vëllai i madh i Albianit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlid Ajeti.
Ai u detyrua të lëshojë fushën para kohe, pasi u ndëshkua me të kuq në minutën e 26’ pas një ndërhyrje të ashpër në Taulant Xhakën.
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuar...
Abdixhiku kritikon refuzimin e 21 amendamenteve të LDK-së pë...
Aksidentohet Rey Manaj në Turqi, ja si është gjendja e sulmu...
Nga 86 amendamentet e propozuara në Kuvend, veç gjashtë mira...
Miratohet buxheti i vitit 2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona