Tifozët e Liverpoolit pretendojnë se bari në stadiumin e Manchester Cityt, Etihad, ishte shumë e gjatë dhe këtë e vlerësojnë si arsye pse të kuqtë e pësuan disfatën e parë të këtij sezoni, me rezultat 2-1.
Liverpooli u mposht me rezultat 2-1 nga Manchester City në ndeshjen e zhvilluar të enjten në stadiumin Etihad. Fillimisht Sergio Aguero i kaloi vendasit në epërsi, mirëpo pas golit të shënuar nga Roberto Firmino, që e barazoi rezultatin, golin e fitores e shënoi Leroy Sane, përcjell Gazeta Express.
Me këtë fitore, Manchester City e zvogëloi distancën mes dy klubeve nga shtatë në katër pikë. Ndërsa, Tottenhami mbetet vetëm dy pikë larg Manchester Cityt dhe gjashtë pikë larg liderit, Liverpoolit.
Në një video të publikuar në kanalin e disa tifozëve të Liverpoolit në Youtube, “The Anfield Wrap”, Neil Atkinson, së bashku me Melissa Reddyn dhe Paul Cope, e analizuar në detaje ndeshjen e së enjtes.
“Nuk mund t’i besoja syve kur e pashë gjatësinë e barit në fushën e Manchester Cityt. Nuk dukej mire, dukej si një fushë që ishte përgatitur vetëm për një gjë, për t’i ndaluar pasimet e shpejta”, u shpreh Atkinson.
“Skuadra e Pep Guardiolës ishte organizuar për t’i ndaluar pasimet e shpejta dhe mendoj se kjo gjë e tregon më së miri mënyrën se si Manchester City iu qas kësaj ndeshjeje”.
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...