Një sherr i nisur mes dy vëllezërve ka përfunduar në gjak në periferi të Tiranës.
Arjol Llapushi, 40 vjeç, banues në Kodër Kamëz, akuzohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka plagosur vëllanë.
Më konkretisht në rrugën “Fredi Shega”, në oborrin e banesës së tij, ka goditur me mjete prerëse vëllanë e tij, L.Llapushi, 48 vjeç, banues në Kodër Kamëz.
I plagosuri u dërgua në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë 40-vjeçari u arrestua nga policia nën akuzën e veprave penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”.
Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë rreth sherrit që përfundoi me plagosje.
Moti sot me diell në Kosovë
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane