Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka paralajmëruar për sot një protestë kundër ardhjes së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe atij nga Bosnja Millorad Dodik në Shqipëri.
Vuçiq dhe Dodik pritet që sot të arrijnë në Shqipëri për të marr pjesë në Samitin Brdo-Brione që mbahet nesër në Tiranë. Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar të gjithë qytetarët në Tiranë që t’i bashkohen në protestën e pasdites së sotme, e cila mbahet në orën 18:00.
“Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik po planifikojnë të vinë në Tiranë më 8 maj – nuk janë të mirëseardhur! Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e mërkurë, data 8 maj, në ora 18:00, para monumentit të ‘Vëllezërve Frashëri’, Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon”, thuhet në njoftimin e VV-së./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C