Ministri i Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri, është thirrur sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për të raportuar mbi ngjarjen e fundit në Lazarat ku humbi jetën efektivi i Reneas, Ibrahim Basha.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, kreu i këtij komisioni, Spartak Braho deklaroi se kjo çështje është ende nën hetim dhe konsiderohet një sekret hetimor ndaj dhe shpjegimet e ministrit Tahiri sipas tij do jenë të kufizuara. Ndërkohë gjatë raportimit për Lazaratin, edhe vetë ministri Tahiri u shpreh se ka paraqitur një dokument në Komision që është konfidencial.
Ministri Tahiri solli në vëmendje aksionin e vitit të kaluar të ndërhyrjes së shtetit në Lazarat dhe tha se iu dha fund kriminalitetit masiv që atje gjallonte prej 2 dekadash; duke eliminuar prodhimin masiv të lëndës narkotike, që shkonte në miliona euro, e që këto para korruptonin edhe policinë.
Ai shpjegoi se edhe këtë vit forcat speciale ishin në shërbim sepse gati gjysma e të kërkuarve ishin ende në listë si persona në kërkim.
Lidhur me sulmin dhe vrasjen e efektivit të Reneas, Tahiri tha se ishte fatkeqësi dhe pabesi, dhe se për këtë rast nuk pati as informacion nga Shërbimi Informativ Shtetëror – SHISH.
Ai shtoi se u morën masat për ta zgjidhur në mënyrën më të shpejtë të mundshme; ku u arrestuan dhe organizatorët dhe ata që bënin pjesë në grupin që goditën ndaj policisë.
Por opozita shprehu pakënaqësi lidhur me këtë raportim të ministrit Tahiri, duke thënë se ai bëri shou në komision.
Deputeti Flamur Noka u shpreh se “u mundua të thuhej diçka, po asgjë rreth asaj për të cilën ministri pati ardhur këtu”.
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...
Nuk ka pritje në pikat kufitare për të hyrë e për të dalë ng...
Kryetari Basha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtl...
Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti për sot
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...