Një i ri nga Korça ka gjetur vdekjen pas një konflikti me thika në Elbasan, njoftoi Ora News.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme pranë stadiumit të qytetit “Elbasan Arena”, ndërsa viktima është Gentian Bajraktari, 21 vjeç.
Mësohet se i riu është qëlluar disa herë me thikë, ndërsa ka ndërruar jetë në spital.
Dëshmitarë në vendngjarje kanë treguar se “agresori ka kaluar me thikë në dorë mes lagjeve”.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit vetëm pak minuta pas ngjarjes së rëndë, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti i tij.
Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të vrasjes së të riut, lajmëroi Ora News.
Objektet e naftës në Venezuelë nuk u dëmtuan nga sulmet amer...
Ukraina reagon pas kapjes së Maduros nga SHBA: Ne s’ia kemi ...
Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, nuk ka të lëndu...
Lara Colturi, e 6-ta në Kranjska Gora të Sllovenisë
Këta pritet të jenë deputetët e ardhshëm
Zotëria i Parë reagon pas kapjes së Maduros: Eci miku i madh...