Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Dimitris Papadimoulis, thotë për çështjen e negociatave Tirana duhet të shfrytëzojë kohën e mbetur deri në fund të qershorit, për të bërë hapa në drejtim të zgjidhjes së krizës politike, të avancojë reformat, por edhe të trajtojë probleme që lidhen me minoritetin.
Dimitris Papadimoulis, zv.president i PE: Qeveria Tsipras dhe unë personalisht, si zv/president i Parlamentit Europian, jemi pozitivë sa i përket hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Por është e rëndësishme që gjatë kohës që ka mbetur (deri në fund të qershorit), të bëhen hapa për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, për trajtimin e problemeve të minoritetit grek (të drejtat e pronës, etj.), dhe gjithashtu të avancojë disa reforma që përfshihen në kartën e Kopenhagës. Gjithsesi, fqinjët tanë shqiptarë mund të jenë të sigurt se Greqia, me qeverinë Tsipras është një mike dhe mbështetëse e anëtarësimit të Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.
Gazetari i Tv Klan: Ndërkaq, në Shqipëri opozita ka djegur mandatet parlamentare, refuzon pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, dhe në anën tjetër kryeministri Rama insiston që zgjedhjet të zhvillohen. Gjithë këto, a mund të influencojnë në vendimin e Brukselit?
Dimitris Papadimoulis, zv.president i PE: Druaj se po. Dhe përgjithësisht, refuzimi i partive të opozitës për të marrë pjesë në procesin parlamentar dhe demokratik, nuk është një shenjë e mirë, nuk interpretohet si gjë e mirë nga Brukseli. Do të thoja që vetë forcat politike në Shqipëri të gjejnë një mënyrë që ta shtensionojnë këtë krizë dhe mënyra më e mirë është pjesëmarrja në proceset demokratike.
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë
Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për rastin Rashiq: Vetëm s...
CEO i Al Hilal nuk e përjashton transferimin e Vinicius Jr n...