10 persona rezultojnë të zhdukur nga zjarri që ra mëngjesin e sotëm në tragetin e pasagjerëve Euroferry Olympia që udhëtonte drejt Italisë, teksa lundronte në afërsi të Korfuzit.
Informacionet e para vijnë pas numërimit paraprak të personave që kanë dalë në breg, 279 në total nga 290 që ndodheshin në bord bashkë me ekuipazhin.
Të mbijetuarit e anijes që u përfshi nga flakët ndodhen aktualisht në tre mjete lundruese dhe pritet të mbërrijnë në Korfuz për një orë. Aty roja bregdetare ka evidentuar 4 pika ku do të bëhet identifikimi i tyre për të pasur një raport më të saktë të të zhdukurve, raporton oema.
Më herët pasagjerët kanë pasur komunikime me disa televizione të ndryshme ku kanë shprehur frikën se jo të gjithë mund të kenë shpëtuar pasi kishte disa drejtues mjetesh që gjatë rrugës kanë qëndruar në kamionët e tyre në garazhe.
ABC ka siguruar pamjet nga Korfuzi mes Shqipërisë dhe Greqisë ku duken pamjet e djegies së tragetit që udhëtonte nga Greqia drejt Italisë që u shkrumbua nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm./arbresh.info/


Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë