Mbrëmjen e kësaj të enjteje ka rënë zjarr në një banesë në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.
Flakët kanë nisur në katin e tetë të një pallati. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë vënë nën kontroll flakët dhe po punojnë për shuarjen e plotë të tyre. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./abcnews.al
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...