Zjarr masiv mbi fshatin Gjat, njësia admnistrative Lunxhëri e Bashkisë Gjirokastër.
Zjarri ka nisur prej disa minutash ndërsa po përparon shpejt për shkak të erës duke rrezikuar banesat.
Forcat zjarrfikëse me në krye kreun e PMZSH Pëllumb Shalari kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas sinjalizimit për aktivizimin e kësaj vatre.
Ky është rasti i dytë brenda disa ditësh që në këtë zonë shfaqen vatra zjarri të cilat janë cilësuar të qëllimshme.
Rikujtojmë që situata agravoi në fillim të muajit duke shkaktuar dy viktima në zonën e Lunxhërisë./tch/
Moti sot në Shqipëri
Trump: Sot nis “Operacioni Liria” në Ngushticën e Hormuzit
Liderët evropianë mblidhen në Armeni, dikur aleate e ngushtë...
Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së...
Moti sot diell, temperatura deri në 22°C
Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka ...