Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë primaret për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Në garë janë 289 kandidatë të cilët luftojnë për gati 20 vende në listat e mbyllura dhe gjithë pjesa tjetër do të renditen në pjesën e hapur të saj.
Gara më e fortë pritet të jetë në qarkun e Tiranës, ku garojnë 80 emra, ndërkohë në qarkun Gjirokastër lufta bëhet për një vend në listë të hapur.
Lista e kandidatëve u hartua nga Kryesia e Partisë Demokratike pas propozimeve dhe vetëpropozimeve të zyrtarëve të partisë.
Të përjashtuar nga kjo garë janë 13 drejtuesit e qarqeve, kryetari, sekretari i përgjithshëm, kryetari i Këshillit Kombëtar, kryetarja e forumit të gruar dhe kreu i Forumit Rinor.
Votimet nisin në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 18:00, ku një anëtar ka të drejtë të votojë vetëm për një kandidat. Qendra votimi janë ngritur në të gjitha degët e vendit në gati 80 të tilla, ku procesi do të monitorohet në çdo qark nga drejtuesi i saj. /A2CNN
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku