Të gjithë ata qytetare që kishin aplikuar për t’u pajisur me patentë dhe nuk e kishin marrë, për shkak të një ngërçi ligjor, tashmë do ta marrin shërbimin e kërkuar.
Situata është zhbllokuar nga Drejtoria e Transportit Rrugor.
Në dy muaj qershor-korrik në të gjithë sportelet e drejtorisë janë prodhuar dhe shpërndarë një numër rekord patentash, plot 31 mijë të tilla.
Zyrtarë të kësaj drejtorie, bëjnë të ditur se në bazë të ligjit për prokurimet janë marrë me qira dy pajise për prodhimin e kartave të patentave çka solli edhe zgjidhjen e ngërçit për qytetarët.
Prej afro tre muajsh në sportelet e Drejtorisë së Transportit Rrugor u bllokua prodhimi dhe shpërndarja e patentave për qytetarët, për shkak të disa ndryshimeve ligjore lidhur me zhvillimin e tenderit për këtë shërbim./vizion plus
Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndaloh...
Mourinho në “radarin” e Newcastle, klubi anglez ...
Arrestohen katër të dyshuar për zjarrin në pallatin shumëkat...
Arben Gashi reagon pasi u la jashtë kryesisë nga Abdixhiku: ...
Peja synon barazimin e serisë, Ylli gjysmëfinalen e play-off...
Tragjike: Thellohet bilanci, 9 të vdekur nga të shtënat në s...