Ambasadorja Yuri Kim me anë të një letre drejtuar krerëve të partive kryesore në vend, Ramës, Bashës dhe Kryemadhit, kërkon “pastërti” për Kuvendin e ardhshëm.
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim u ka kërkuar liderëve politik politike të mbajnë përgjegjësi për kandidatët për deputetë, që të mos preken nga ligji i dekriminalizimit.
“Ju jeni përgjegjës për kandidatët e ardhshëm. Inkurajojmë gjithë partitë të kontrollojnë kandidatët dhe të kandidojnë vetëm ata që respektojnë votuesit shqiptarë. SHBA do të vijojë që të luftojë korrupsionin dhe do të qëndrojmë krah atyre zyrtarëve që e luftojnë” shkruhet mes të tjerave në letër.
Letra e Yuri Kim vjen në prag të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërkohë ditën e sotme, Presidenti Meta u ka kërkuar Lulzim Bashës dhe Edi Ramës takim të njëpasnjëshëm ditën e premte në Presidencë për tu konsultuar për datën e zgjedhjeve./tch

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...