Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë në emisionin ‘Arena’ nga Dritan Hila në Ora News, se partia e tij ka bërë disa propozime konkrete për reformën zgjedhore, të cilat janë edhe të mundshme.
Ai veçoi heqjen e të drejtës së ankimimit në KQZ pas zgjedhjeve, duke iu dërguar këtë atribut Kolegjit Zgjedhor me qëllim që të mos ketë vonesa.
Vasili: Kemi paraqitur disa propozime, ku ne i kemi parë në dy fenomene; trafikimi dhe shitblerja e votës, paratë, një vend pune, fotografimi i saj, fenomen i cili ka spikatur më së shumti mbas zgjedhjeve të 2013-s e këtej. Në zgjedhjet e 2013-s e 2015-s nuk ka pasur kontestime për numërimin e votës, por për shitblerjen e saj. E kemi përqendruar vëmendjen këtu. Jemi përqendruar edhe tek fenomeni i mënyrës së financimit dhe parave të dyfishta që prodhojnë rezultate të deformuara. Së treti, një ide tjetër është shpejtimi i procesit nëpërmjet gjykimeve që ne i gjykojmë të mundshme, si rritja e qendrave të numërimit, dhe së dyti për të hequr KQZ-në si një hallkë ankimimi, duke shkuar drejtpërdrejt në kolegjin zgjedhor.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, thotë se ka disa arsye pse duhet votim elektronik.
Ristani: Votimi elektronik heq mundësinë e 80% të problemeve, si votimi për emigrantët, falsifikimi i kartave të identitetit, votimi familjar, blerja e komisionerëve. Shmang problemet në numërim që janë të mëdha. Pastaj vijmë tek vjedhja e votës së partive të vogla. Janë një sërë parregullsish./Ora News/Arbresh.info
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë