“Nuk kemi ende një marrëveshje, jo për ndarjen e zonave sepse nuk ekziston ky koncept, por për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie. Ky është një proces i hapur dhe mjaft konstruktiv që nuk ka nevojë për nxitim.
Kështu që do të duhet të presim edhe pak kohë”, është deklarata që kreu i LSI dhe njëkohësisht Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka bërë sot për mediat, në lidhje me ndarjet e zonave në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Ndër të tjera ai tha se bisedimet me Partinë Socialiste janë të hapura dhe konstruktive. I pyetur në lidhje me zërat që po qarkullojnë për PDIU-në nëse ajo do të jetë pjesë e koalicionit apo jo, Meta tha se nuk mund të flasë për një çështje të tillë. “Nuk mund të flas për gjëra për të cilat nuk më takon të shprehem, pra deri tani nuk jam në dijeni për një diçka të tillë./gazeta-shqip/
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...
Procesi drejt fundit, numërohen mbi 70% e votave me postë
Drejtori i Interit flet për Kristjan Asllanit dhe konfirmon ...
Moti për sot i paqëndrueshëm në Shqipëri, zonat ku do ketë r...
Maduro pritet të paraqitet për herë të parë në gjykatë në Nj...