Këtë të shtunë është heshtje zgjedhore teksa të dielën rreth 334 mijë qytetarë nga Bashkitë Vlorë, Tepelene, Mat Cërrik dhe Berat do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive.
KQZ ka shpërndarë materiale zgjedhore në 5 bashkitë e vendit duke përfshirë fletët e votimit, kutitë, procesverbalet, dhomat e fshehtësisë dhe të gjitha pajisjet e nevojshme që garantojnë zhvillimin e procesit në përputhje me Kodin Zgjedhor. Në anën tjetër Policia e Shtetit ka miratuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë gjithë procesit. Janë marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku funksionojnë KZAZ dhe 473 qendra votimi. Në total, 612 punonjës policie do të angazhohen në terren, me mjetet përkatëse të shërbimit, për të garantuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Zgjedhësit do të mund të votojnë duke u identifikuar përmes pajisjes PEI, me kartë ID ose pasaportë biometrike. Krahas dokumentit, ata do të verifikohen edhe me shenjat e gishtërinjve, për të shmangur çdo rast të mundshëm të votimit të dyfishtë apo të paligjshëm.
Për të lehtësuar procesin e votimit kompania IdentiTek ka vendosur të zgjatë oraret e punës gjatë fundjavës. Qytetarët me të drejtë vote mund të marrin kartat e identitetit pranë zyrave të cilat do të qëndrojnë të hapura të shtunën nga ora 09:00 deri në 15:00 dhe të dielën nga ora 08:00 deri në 12:00.
Procesi zgjedhor në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë vjen si pasojë e vakancave të krijuara në drejtimin e bashkive përkatëse dhe synon të rikthejë përfaqësimin lokal në këto zona./rtsh.al/
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...