Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve dhe 13 administratorëve të bashkisë së Lushnjës.
Në një takim të zhvilluar në bashkinë e Lushnjës, zëvendëskryeministrja dhe njëherazi drejtuesja politike e PS ne qarkun e Fierit, u ka kërkuar dorëheqjen drejtorëve në bashkinë e Lushnjës dhe 13 administratorëve.
Burime zyrtare nga kjo bashki sqaruan se ashtu si në bashkinë e Fierit pas dorëheqjes, puna e secilit drejtor dhe administrator do te shqyrtohet nga një komision ku do të vlerësohet performanca e gjithsecilit.
Bazuar në këtë vlerësim do të vendoset nëse drejtuesi do të qëndrojë në detyrë apo do të largohet. Bashkia e Lushnjës ka 15 njësi administrative, por në dy prej tyre vendi i administratorit është vakant.
Në Fier ndërkohë, kanë dhënë dorëheqjen të gjithë administratorët e njësive, që gjithsej janë 14. Gazetarja e ABC News, Valbopna Davidhi raportin se edhe drejtorë të bashkisë dhe drejtorive rajonale gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen./abcnews.al
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK