Në qershor Shqipëria do të mësojë nëse Bashkimi Evropian do të vendosë për të hapur negociatat e anëtarësimit.
Por po në muajin qershor në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe ndoshta pa pjesëmarrjen e partisë kryesore të opozitës. Ndërsa këto dy ngjarje afrohen, në vend po rritet paqëndrueshmëria politike.
Protesta të përjavshme në rrugët e Tiranës ndërsa Bashkimi Evropian përgatitet të marrë vendim nëse do të hapë bisedimet për ta pranuar Shqipërinë si anëtare të re.
Protestat janë bërë të zakonshme që kur partia kryesore e opozitës u largua nga parlamenti në muajin shkurt.
Partia Demokratike thotë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të qershorit, pa dorëheqjen e kryeministrit dhe formimin e një qeverie tranzicioni.
“Kërkojmë dorëheqjen e Kryeministrit Rama, një qeveri tranzicioni të përbërë nga socialistë që nuk janë të lidhur me krimin, të cilët mbi të gjitha do t’i zgjidhnin duart prokurorëve që të vendosnin përpara drejtësisë politikanët të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e vitit 2017, si dhe do të punonin me opozitën për të çuar përpara reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi”, thotë Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria e tij ka bërë shumë përparime lidhur me reformën në drejtësi, luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe trafikut të drogës.
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës
Bisedime Ukrainë-Rusi në Abu Dabi, teksa Moska kryen sulme t...