Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
Përmes një postimi në X, Zelensky vlerësoi lidershipin e Ramës dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Ukrainën.
“Urime Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptarë”, shkroi Zelensky.
Ai theksoi më tej qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj luftës në Ukrainë.
“Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve”, shkroi tutje presidenti ukrainas.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...