3 persona u vunë në pranga, mes të cilëve 2 punonjës të OSHEE gjatë një operacioni të policisë së Tiranës ku u zbulua një laborator për kultivimin e kanabisit.
Sipas policisë në fshatin Pinet, Ndroq është zbuluar një banesë e përshtatur si ambient për kultivimin e kultivimin kanabis sativa me anë të llampave.
2 punonjës të OSHEE, njëri elektricist, tjetri faturist u arrestuan dhe kryeplaku i fshatit u vu nën hetim me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Policia shpalli në kërkim një 32-vjeçare e cila dyshohet të jetë organizatorja e kësaj veprimtarie. Kjo e fundit e kishte marrë me qira banesën ku kultivohej kanabis.
“Shtetasja R. Xh., banesën e marrë me qira prej saj, së bashku me shtetasin E. D., i cili u kap në banesë gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ndërsa punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim”, sqaron policia.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 247 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 45 ushqyes elektrikë, 46 llamba elektrike, 11 freskuese, shuma prej 120.000 lekë të rinj dhe 7 aparate celulare./Euronews/
Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus
Gjykata e Pejës e liron Akil Gjakovën nga akuza për dhunë në...
Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj për lidhjet e tyre me IS...
Presidenti i Letonisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Vritet me thikë një person në Tiranë, sherri ndodhi brenda n...
Konjufca takohet me Prattipatin: Bashkëpunimi me ShBA-në, pë...