Një operacion i Policisë së Kukësit ka zbuluar një magazinë me lëndë radioaktive natyrore dhe kimike. Ambienti është bllokuar dhe pronari i saj është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi mbante dhe armë zjarri pa leje.
Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë. Vijon puna për të përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë së këtyre lëndëve, për shëndetin e qytetarëve, si dhe për të përcaktuar qëllimin e mbajtjes dhe të përdorimit të tyre.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kukësit:
Shërbimet policore të DVP Kukës dhe të Komisariatit të Policisë Kukës, të mbështetura nga inteligjenca informative, se në një ambient (magazinë), në qytetin e Kukësit, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike, si dhe se pronari i këtij ambienti, mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Artizanati”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 44 vjeç, banues në Kukës. Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 44-vjeçarin, në ambientin (magazinë) në pronësi të tij, në qytetin e Kukësit. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë magazinë, u gjetën dhjetëra bidona plastikë, brenda të cilëve kishte lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.
Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë. Vijon puna për të përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë së këtyre lëndëve, për shëndetin e qytetarëve, si dhe për të përcaktuar qëllimin e mbajtjes dhe të përdorimit të tyre.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit D. M., u gjetën edhe një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore dhe me ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici