Përvecse një pasuri natyrore, duket se në bregun e Vlorës, pranë Karaburunit gjendet një thesar i vërtetë.
Media italiane Rainews.it shkruan se aty gjendet një thesar me qindra mijëra artefakte romake dhe greke si dhe relike antike që gjenden në fund të detit.
Kërkuesit kanë kërkuar nga shqiptarët që të krijojnë një muze për të ruajtur dhe ekspozuar këtë pasuri.
Arkeologët madje ngrenë alarmin se kjo pasuri duhet ruajtur me shumë kujdes pasi është lehtësisht e shkatërrueshme nga keqbërësit, grabitësit dhe kërkuesit e thesareve, raporton Albeu.com.
Sipas James Goold, presidentit të RPM Fondacioni Nautical, me seli në Florida, objektet datojnë që prej shekullit VIII para Krishtit deri në Luftën e Dytë Botërore dhe mund të jenë atraksione të mëdha turistike nëse vlerësohen siç duhet.
L’RPM Goold (institut kërkimesh italo-shqiptar) ka evidentuar në det të hapur, nga kufiri i Greqisë deri në Gjirin e Vlorës, më së paku 22 relike, që nga Antikiteti në Luftën e Dytë Botërore dhe qindra amfora.
Këto vazo prej balte janë të gjata dhe të ngushta dhe përdoreshin për të transportuar vajin e ullirit dhe të verës përgjatë rrugëve tregtare ndërmjet Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, ku Shqipëria (Iliria) ishte në mes.
Rainews.it citon arkeologun Neritan Ceka i cili ka thënë:
Ka ardhur momenti të ndërtohet një muzeu për turistët shqiptarë dhe të huaj. Shumë amfora ndoshta janë tashmë të trafikuara, shumë prej tyre i shohim si dekorime nëpër restorantet përgjatë detit. Shqipëria është duke u përpjekur të mbrojë dhe kapitalizojë pasurinë e saj. Mbërritja e anijes së kërkimeve Hercules RPM, 11 vjet më parë, ka qenë një revolucion i vërtetë dhe duhet lavdëruar puna e profesionistëve nënujorë dhe moduli i telekomanduar që përdoret për kërkime.” /Albeu.com/
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të që...
Policia e Kosovës e arreston një shtetas gjerman të kërkuar ...
Raketa bërthamore ruse Oreshnik dislokohet në Bjellorusi
KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të energjisë: N...
Arrestohet personi i dytë i dyshuar për vjedhjen e matësve t...