Janë zbardhur detaje të reja nga konflikti që përfundoi mbrëmë në të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur pranë Katedrales.
I plagosur mbeti Ardian Kola, ndërsa autori që është ende në kërkim nga policia është Aleksandër Dedgjonaj.
Dy personat njiheshin, pasi i kanë bizneset ngjitur me njeri tjetrin.
Mësohet se i plagosuri dhe autori kanë të dy biznese dhe fillimisht janë konfliktuar fizikisht më pas është përdorur arma.
Kola u plagos me armë zjarri në këmbë, pasi u qëllua nga autori Dedgjonaj, i cili ka qenë duke udhëtuar me makinë.
I plagosuri ka një biznes që jep makina me qira ndërsa autori dyqan celularesh.
Konflikti mësohet se ka lind për çështje biznesi./ReportTV
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...