
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, duke dale nga rezidenca qeveritare, ne nje takim me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe Aleatet, ku kane diskutuar ne lidhje me Byrone Kombetare te Hetimit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Minister of Justice, Ylli Manjani, during a meeting with Parliament Speaker Ilir Meta and allies.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani vazhdon të bëjë akuza ndaj Qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Në një status në Twitter, Manjani e ka paralelizuar me situatën politike në Rusi shfajësimin e qeverisë që ia atribuuon fajin për çdo gjë opozitës.
“Teoria që opozita është fajtore për cdo gjë të keqe që ndodh në vend, zbatohet vetëm në Rusi! Atje dënohet me burg çdo opozitar!”, shkruan Manjani.
Duke iu drejtua indirekt Kryeministri, ish-ministri Manjani i del në mbrojtje opozitës se nuk mund të akuzohet për kritikat dhe gabimet e Qeverisë, ndryshe nga sa ndodh në shtetin rus që zërat opozitarë burgosen.
Shpeshherë dëgjojmë Kryeministrin Edi Rama teksa akuzon opozitën për çdo gjë që ndodh në vend. “Fajin e ka Saliu”, thotë Kryeministri kur gjërat i dalin nga kontrolli apo zbulohen skandale qeveritare.
Edhe për premtimet e pambajtura të Qeverisë, Kryeministri Edi Rama përsëri justifikohet duke thënë se kur morën pushtetin, situatën e gjetën më keq nga sa mendonin, edhe pse kanë kaluar pothuajse 4 vite që qeverisin vendin.

Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...