Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos të Shqipërisë, ku një burrë 65-vjeçar është gjetur i vrarë në rrugë.
Viktima është Selim Velsula, i cili është gjetur buzë rrugës në Xibër pa shenja jete.
Sipas asaj që mësohet, viktimës i janë gjetur disa plagë me thikë në trupë, teksa policia po punon për zbardhjen e detajeve.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Klos / Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...
“Shok, me siguri nesër përfundon” – mesazhi që Murseli ia dë...