Një shqiptar në moshën 56 vjeçare ka mbetur i vdekur në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë.
Nga të dhënat e deritanishme mësohet se viktima është shtetasi Stavri Mino, i cili është qëlluar në kokë me një levë hekuri dhe për pasojë të goditjeve ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali.

Ende nuk është mësuar shkaku i konfliktit me autorin, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.
Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore./EXPRESS
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...