Dy persona humbën jetën në një atentat që ndodhi pasditen e së hënës në Durrës. Viktimat e vrarë me armë zjarri janë vëllezër dhe janë gjetur brenda një automjeti tip Golf pranë tregut të makinave në Shënavlash të Durrësit.
Viktimat, mësohet të jenë vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, të cilët kanë qenë duke lëvizur me automjet kur janë qëlluar dhe ekzekutuar nga disa persona. Nuk bëhet ende i ditur identiteti i autorëve të kësaj ngjarje, ndërsa viktimat janë gjetur përkatësisht në vendet e drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit.Viktimat njihen si tregtarë automjetesh dhe sot kanë nisur aktivitetin.
Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve për shkak të borxheve. Krimi paraprakisht deklarohet se është kryer me një armë automatike kallashnikov.
Postblloqe të shumta policore janë ngritur në hyrje daljet e Durrësit dhe në zonën e Fushë Krujës. Kontrolle për gjetjen e autorëve po kryhen dhe në zonën përreth.
Shumë persona në zonë janë shoqëruar në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi krimin dhe rrethanat e tij.

Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin