Një shqiptar është qëlluar për vdekje nga fqinja e tij në dhjetor të 2017.
Ngjarja tragjike është regjistruar në Kretë të Greqisë, ku viktimë e sulmit ka mbetur një 35-vjeçar.
Ndërkohë, drejtësia greke e ka dënuar me burg të përjetshëm shtetasen në fjalë, e cila la të vdekur në vend shqiptarin Valton Loka.
Valtoni, kishte shkuar në banesën e saj t’i ofronte ndihmë vajzës së droguar dhe babai i dy fëmijëve, 15 dhe 7 vjeç u qëllua barbarisht me thikë.
Ndonëse fqinjët njoftuan menjëherë ambulancën për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, plagët e marra rezultuan fatale për shqiptarin. /albeu.com/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...