Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 15 vite burg ish-policin Nevaldo Hajdarajn që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, më 8 dhjetor të vitit 2020.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të kryejë 10 vite burg.
Më herët gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi të dënohet në minimum. Ndërkohë, vetë Hajdaraj nuk foli, por avokati shprehu pendesë.
Më 3 qershor, Prokuroria e Tiranës paraqiti në gjykatë pretencën për vrasjen e Klodian Rashës, duke kërkuar dënimin me 20 vjet burg për Hajdarajn.
Klodian Rasha u ekzekutua pak para mesnatës së 8 dhjetorit pranë banesës së tij në zonën e Laprakës pasi efektivi i policisë e ndoqi për ta ndëshkuar në lidhje me shkeljen e orës policore të vendosur për shkak të pandemisë dhe mosmbajtjen e maskës anti-COVID-19.
Vrasja shkaktoi protesta disa ditore dhe reagime të forta nga shoqëria civile në Tiranë, të cilat u pasuan me largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm të kohës Sandër Lleshaj./oranews
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...