Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryekuq, ku një person ka hyrë në lokal dhe ka shkuar në drejtim të tavolinës së 30 vjeçarit Qemal Kumria, duke e sulmuar atë me thikë, raporton A2Cnn.
Viktima ka qenë i shoqëruar me persona të tjerë në tavolinë, të cilët nuk e kanë njohur autorin dhe shtojnë se ai nuk është banor i zonës.
Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar me një makinë, teksa policia po mbledh informacion për identifikimin e tij pasi në lokal dhe në zonë nuk ka pasur asnjë kamera sigurie.
Sipas të dhënave Qemal Kumria punonte në Himarë gjatë sezonit të verës dhe ishte kthyer në Divjakë për të përcjellë bashkëshorten e tij që do të nisej për Gjermani pasi kishte siguruar një punë si infermiere.
Trupi i viktimës ndodhet në morgun e qytetit të Lushnjës, teksa policia ka rrethuar zonën dhe po punon për gjetjen e autorit të krimit.
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime