Prishja e pazareve të drogës është pista ku policia e Vlorës është fokusuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e pasdites së të dielës.
Viktima, Jetnor Toro, i njohur ndryshe me emrin Refit, rezulton person me precedentë penalë në skedarët e policisë, si dhe i hetuar nga autoritetet në Itali.
Dëshmitarë të pyetur nga policia kanë deklaruar se para vrasjes Toro ishte parë të qarkullonte me makinën e tij “Mitsubishi” në zonën e Skelës, si dhe të fliste për një kohë të gjatë në telefon.
Më pas, kur ndaloi pranë një pike karburanti, vrasësi hapi zjarr ndaj tij dhe dy plumba që e kapën në qafë dhe bark rezultuan fatalë për 32-vjeçarin.
Sipas dëshmitarëve, pas ekzekutimit autori u largua duke u futur mes pallateve, ndërkohë që policia dyshon se ai u ndihmua nga një mjet tjetër për të humbur gjurmët. Pritet që zbardhja e tabulatëve telefonikë të hedhë dritë mbi këtë ngjarje.
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...
Bellingham nën presion, Tuchel në “halle” –...
Ushtarët italianë kryejnë patrullime nëpër Kosovë, KFOR: Me ...