Autori i ngjarjes së fshatit Shtëpëz të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë një 29-vjeçar është ende në kërkim, por policia ka vënë në pranga dy persona për moskallëzim krimi.
Sipas burimeve zyrtare, janë arrestuar Emiljano Vocka, 23 vjeç dhe Samuel Jaçe, 29 vjeç.
Policia thotë se ata kanë qenë dëshmitar okular të ngjarjes dhe në kohën kur kanë shkuar shërbimet policore Vocka dhe Jaçe janë larguar dhe nuk kanë njoftuar për ngjarjen e ndodhur.
Ndërkohë që një ditë më parë, nga të dhënat e para rezultonte se Vocka i ka dhënë armën autorit të krimit, Enrik Lluka, 28 vjeç, akuzë për të cilët vijojnë hetimet.
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...