Mark Antony Samson, 23-vjeçari që rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij Ilaria Sula, studentes me origjinë shqiptare, deklaroi se nuk e kishte paramenduar krimin.
Këtë e ka bërë gjatë marrjes në pyetje për të vërtetuar arrestimin, i cili zgjati mbi pesë orë, para gjykatësit hetues.
Prokurorët e akuzojnë të riun për vrasje të rëndë me dashje dhe fshehje të kufomës se ka tentuar të heqë qafe trupin e Ilarisë duke e hedhur në një luginë, pasi e kishte mbyllur në një valixhe.
Ai tha se e vrau atë mëngjesin e 26 marsit, pasi ajo shkoi një natë më parë në banesën e tij.
I dyshuari shpjegoi se e reja kishte shkuar në banesën në Via Homs, në lagjen afrikane, në mbrëmjen e datës 25 për t’i kthyer disa nga rrobat e tij.
Sipas tij ajo kishte qëndruar deri vonë në mbrëmje dhe për këtë arsye preferoi të flinte me ish-in për të shmangur transportin publik.
Sipas djalit, të dy së fundmi i kishin dhënë fund një lidhjeje që kishte vazhduar prej disa muajsh me ulje-ngritje.
I dyshuari më pas pretendoi se gjithçka e kishte bërë i vetëm dhe në pyetjet e gjyqtarit hetues për rolin e prindërve ai ushtroi të drejtën për të mos u përgjigjur. Djali tha se e ngarkoi trupin në makinë, pasi e mbylli në një valixhe, duke e braktisur në një luginë. 23-vjeçari pohoi gjithashtu se kishte pastruar vendin e sulmit. /A2 CNN
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...